Amir Rrahmani në mesin e futbollistëve të Serisë A që ka pasur rritjen më të madhe në vlerë
“Sky Sport Italia” ka zbuluar së fundmi 25 futbollistët e Serisë A që kanë pasur rritjen më të madhe të vlerës së tyre, transmeton zeri.info.
Në mesin e tyre është edhe reprezentuesi i Kosovës, Amir Rrahmani.
Rrahmani zë vendin e 18-të në këtë listë.
Rrahmani, i cili do t’i bashkohet Napolit nga Hellas Verona në verë, ka një vlerë prej 12 milionë eurosh, apo 6 milionë më shumë se në të kaluarën (pra një rritje prej 100%)./Zëri


