UBT

Amir Rrahmani ndodhet në Itali, në pritje të zyrtarizimit te Verona

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmani, ndodhet në Itali dhe pritet të bëhet së shpejti lojtar i ri i Hellas Veronas.

Është raportuar se ai ka arritur marrëveshje me klubin italian dhe në edicionin e ri do të luajë në Serie A.

Verona thuhet se do t’ia paguajë mbi dy milionë euro Dinamo Zagrebit për t’i siguruar shërbimet e futbollistit shqiptar.

Fundamenti

Rrahmani e ka publikuar një fotografi në InstaStory duke bërë të ditur se tashmë ndodhet në Itali, ku pritet të ndodhë edhe finalizimi i marrëveshjes.

Kemi njoftuar se 25-vjeçari do t’iu nënshtrohet testeve mjekësore dhe pastaj pritet ta nënshkruajë kontratën me Veronan. /Telegrafi/