GRANDEMALL

Amir Rrahmani konfirmon se është i gatshëm për ndeshjet miqësore te Kosova

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Edhe mbrojtësi Amir Rrahmani e sheh mundësi të mirë ndeshjen ndaj San Marinos për t’u dëshmuar lojtarët e rinj.

Kapiteni është rikthyer te Përfaqësuesja e Kosovës pas një kohë të gjatë shkaku i lëndimit që kishte pësuar te Napoli, e që do të jetë me grupin në ndeshjet miqësore.

“Kemi një ndeshje me San Marinon që na shërben për grupin dhe për lojtarët e rinj. Do të jetë një mundësi e mirë”, ka thënë fillimisht Rrahmani.

ARKATANA

“Jam i gatshëm për këto ndeshje, pas një mungese të gjatë shkaku i disa lëndimeve që pata”.

“Kemi punuar këto ditë dhe besoj se do të paraqitemi sa më mirë në këtë ndeshje”, ka shtuar më tej mbrojtësi shqiptar.

Kosova të martën luan me San Marinon në Prishtinë me fillim nga ora 18:00. Më pas më 4 qershor luan miqësore ndaj Maltës, më 8 qershor ndaj Guineas dhe më 11 qershor ndaj Gambisë. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.