Uji Dea

Amir B., “shoferi më i rrezikshëm i Zvicrës”, sërish prapa grilave

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Pas një fletarresti ndërkombëtar, Amiri ishte arrestuar në vendlindjen e tij, në Kosovë dhe më vonë i është dhënë në dorëzim organeve përkatëse të Kantonit të Cyrihut

Para plot dhjetë vitesh Amir B. ishte bërë i njohur në mediet zvicerane si “raseri” (shprehje për ngasësit e papërgjegjshëm të automjeteve) më i “shquar” i Zvicrës. Përveç që ishte zënë disa herë duke ngarë veturën dukshëm mbi shpejtësinë e lejuar, Amiri, atëbotë 20 vjeçar, kishte bërë bujë negative me deklaratat e tij skandaloze të dhëna në televizionin publik zviceran. “Unë jam psikopat – më me dëshirë shkaktoj një aksident se sa ta humb garën në vozitje”, kishte thënë publikisht i riu me rrënjë nga Kosova.

FIDANISHTJA

Për shkak të delikteve të ndryshme në komunikacion, Amiri kishte përfunduar në burg. Por, as këtu nuk kishte mbledhur mend. Në vitin 2010 ai ishte kapur në një vjedhje bashkë me disa të tjerë. Edhe pse ishte parë se me vete mbante gjësendet e vjedhura ai kundërshtonte vendosmërisht pjesëmarrjen në vjedhje. Për këtë vepër ishte dënuar me 46 muaj burg. Ai po mbrohej në liri dhe kishte bërë një ankesë, kështu që duhej të paraqitej në Gjykatën e Lartë të Cyrihut. Por në seancën e caktuar Amiri nuk ishte aty. Kishte ikur jashtë vendit. Këtë veprim të tij, kryetari i trupit gjykues e kishte dënuar si “akt qyqar të njeriut që nuk ka guxim të marrë përgjegjësinë për atë që ka bërë”. Kjo sjellje i ka kushtuar atij edhe me pesë muaj burg plus.

Mirëpo ndërkohë merret vesh se Amir B. ka përfunduar mbrapa grilave. Gjegjësisht, siç merr vesh blick.ch ai gjatë vitit të kaluar, pas një fletarresti ndërkombëtar, ishte arrestuar në vendlinjen e tij, në Kosovë dhe më vonë i është dhënë në dorëzim organeve përkatëse të Kantonit të Cyrihut. Kësaj here ai mbahet në burg të tipit të mbyllur pasi që ekziston rreziku i arratisjes. Ai do të vuajë 4 vjet e 3 muaj burg./albinfo.ch/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.