Eko Higjiena

Amir Abrashi në formacionin e javës në Zvicër

/ 1 minutë lexim
FITORJA

Mesfushori shqiptar, Amir Abrashi, po vazhdon me paraqitje mbresëlënse në elitën e futbollit zviceran me fanellën e Grasshoppers.

33-vjeçari është bërë pjesë e formacionit të javës nga Sofa Score për xhiron e 18-të të kampionatit elitar zviceran, pas paraqitjes së tij fantastike në duelin ndaj Yverdon-Sport.

Abrashi, i cili gjithashtu mban shiritin e kapitenit, u paraqit në këtë ndeshje për 90 minuta duke qenë njëri nga lojtarët më të dalluar në fushë.

FITORJA

Për 90 minuta, Abrashi pati dy goditje në drejtim të portës, tetë duele të fituara në fushë, pesë ndërhyrje dhe një ndërprerje të aksionit, duke qenë lojtari më i vlerësuar tek ekipi i tij me notën 7.6.

Ai këtë sezon është paraqitur në 17 ndeshje duke startuar në të gjithat nga minuta e parë, teksa deri në këtë fazë të sezonit numëron dy asistime.

Abrashi ishte bërë pjesë e Grasshoppersit në korrik të vitit 2021 si lojtar i lirë pas përfundimit të kontratës me ekipin gjerman Freiburg./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.