UBT

Aministia i bën të lumtur biznesmenët që i kanë borxh shtetit 212 milionë euro

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Miratimi i Projektligjit për amnisti do t’i bënte të lumtur biznesmenët që për vite iu kanë shmangur detyrimeve ndaj Administratës Tatimotë të Kosovës.

Pos që nuk do të ndiqen penalisht, atyre do t’u mbesin miliona euro fitime. Mospagesën e borxheve bizneseve ua bën të mundur neni 5 i projektligjit për amnisti, i cili liron plotësisht nga ndjekja penale apo vuajtja e plotë e dënimit kryesisht e veprave penale, përfshirë “shmangien nga tatimi” (pika 1.1.15.5), nga paslufta deri më 20 shkurt 2013.

Shumica e borxhit, sipas zyrtarëve të Administratës Tatimore, është grumbulluar në tetë vjetët e para të pasluftës.

UBT

Në ATK, sipas të dhënave zyrtare, janë akumuluar 212 milionë euro borxhe, nga viti 2000 deri në fund të vitit 2012, shkruan Koha Ditore.
“Gjendja aktuale e borxheve, falë aktiviteteve të ATK-së, ka zbritur nga 257 milionë në 2009, në 231 milionë në vitin 2010, pastaj 215 milionë në vitin 2011, dhe kështu me radhë deri në 212 milionë në vitin 2012”, thonë zyrtarët e ATK-së.

Për të inkasuar borxhet, zyrtarët e ATK-së thonë se kanë ngritur në prokuroritë përkatëse komunale kallëzime penale në drejtim të ndjekjes penale të personave që dyshohet se kanë shmangie tatimore apo edhe ndaj atyre që kanë bërë keqpërdorim të autorizimeve në ekonomi./Indeksonline/