Amerikës – poezi nga libri, “Kanuni poetik”
Në një kohë tepër të errët, shtypëse dhe mbytëse
Amerikë, t`i ma dhe dorën, të bëhem me shumë duar
Në një kohë tepër të errët
shtypëse dhe mbytëse
Amerikë, t`i ma dhe dorën
Kur fjala shqip dënohej
Në një kohë tepër të errët
shtypëse dhe mbytëse
Amerikë, t`i ma dhe dorën
kur Kosova gjenocidohej
Në një kohë tepër të errët
Shtypëse dhe mbytëse
Amerikë, ti ma dhe dorën
që fjala shqip të rritet
Rrustem Geci – Dortmund


