Mobi Casa

Amerikën si model

/ 5 minuta lexim
Mobi Casa

Nga Milaim Shefkiu- Presidenti i parë me ngjyrë, Barak Obama i fitoi edhe një herë zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në zgjedhjet që janë konsideruar më interesantet në historinë amerikane, demokrati Obama e mundi republikanin, Mitt Romney, me një rezultat tepër të ngushtë 51-49. Këto zgjedhje bartin disa mesazhe dhe nxjerrin në pah disa leksione, kryesisht për popujt që e ëndërrojnë Amerikën dhe që synojnë demokracinë amerikane.

Obama, i pari president me ngjyrë, u pa se nuk ka fituar aksidentalisht në zgjedhjet e kaluar, ashtu siç ishte interpretuar nga disa shtete dhe organizata. Populli amerikan po dëshmohet se është djepi i qytetërimit dhe se asgjë nuk ndodh aksidentalisht. Përveç që e votuan presidentin Obama, një politikan që i ka rrënjët në Afrikë, dhe mbi të gjitha e kishte një baba mysliman, amerikanët qëndruan në rreshta të gjatë, sikurse në Rusi dikur për qumësht, për të hedhur votën e tyre në kuti për kandidatin e preferuar.

Pas rezultateve që erdhën nga Uashingtoni, pasuan menjëherë telegramet e urimeve nga Prishtina, Tirana e Shkupi, duke thurur himne e oda për Amerikën si djepi i qytetërimit.

Presidentja Atifete Jahjaga tha se SHBA do të vazhdojnë të jenë inspirim, në të cilin popujt i mbështesin shpresat e tyre. Ndërsa kryeministri Hashim Thaçi tha se populli i Kosovës i ka përcjellë me simpati zgjedhjet presidenciale dhe vazhdon të mbetet i magjepsur me fuqinë e shpirtit amerikan.

Nuk ishin vetëm këta dy politikanë që përcollën mesazhe e urime për Obaman dhe Amerikën. Të njëjtat mesazhe i dhanë edhe opozita kosovare, por edhe lidershipi shqiptar në Shqipëri e në Maqedoni. Kur i lexon urimet e tyre për Amerikën dhe shpirtin amerikan, ku respektohet vota e sovranit dhe pranohet humbja si lojë demokratike, deklarata e tyre nuk mund t’i vlerësosh ndryshe, përveç si demagogjike dhe histerike.

Kjo bindje të rritet edhe më shumë kur e sheh se humbësi i zgjedhjeve Mitt Romney e uroi Obaman për fitore, duke i dëshiruar shëndet atij dhe familjes së tij, madje i premtoi mbështetje për zhvillimin e Amerikës. “Unë sapo e kam thirrur presidentin Obama për ta uruar për fitoren e tij. Edhe mbështetësit e tij dhe ekipi i fushatës së tij meritojnë gjithashtu përgëzimin. Ju dëshiroj më të mirat, por në veçanti presidentit, Zonjës së Parë dhe vajzave të tyre. Kjo është kohë e sfidave të mëdha për Amerikën dhe unë lutem që presidenti të jetë i suksesshëm në udhëheqjen e kombit tonë”, kjo ishte përshëndetja e Romneyt.

Mobi Casa

Paramendoni një përshëndetje nga politikanët kosovarë. Kryeministri Hashim Thaçi duke e uruar Isa Mustafën për fitore. Ose e kundërta. Apo lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, duke e uruar Hashim Thaçin. Këtë nuk mund as ta marrësh me mend, sepse nuk e kap logjika e shqiptarit. Kanë kaluar tre vjet që kur janë mbajtur zgjedhjet parlamentare në Kosovë, ndërsa nuk ka vend, as dasmë e as kanaxhegj… që nuk diskutohet vjedhja e votave.

Mit Rompy i përshëndeti edhe votuesit amerikanë, dhe tha se e çmon votën e tyre, edhe pse nuk e kanë mbështetur. Por me siguri atje nuk i kanë vjedhur votat sikurse këtu në Kosovë. Nga ajo që është parë tash e dhjetë vjet, të gjithë politikanët në Kosovë kanë vepruar me logjikën se kundërkandidati, është armik, jo miku.

Me këtë logjikë ka vepruar edhe Fatmir Sejdiu kur e mundi me “qykë të zorit”, Nexhat Dacin në atë Kuvendin e Karrigeve, të cilin jo që nuk e bëri anëtar të Kryesisë, por edhe në Këshill të Përgjithshëm të LDK-së e la krejt në fund. Ndërsa me këtë logjikë nuk veproi Barak Obama, i cili pavarësisht kundërshtimeve që kishte nga Hillary Klinton, këtë të fundit e bëri sekretare të Shtetit.

Parimet e amerikanëve si model vlejnë edhe për Atifete Jahjagën. Nëse Amerika është model veprimi dhe inspirim, atëherë edhe marrëveshja e liderëve është kusht demokratik. Nëse Jahjaga ka ardhur me këtë marrëveshje, edhe duhet të shkojë po me këtë marrëveshje. Fundja njeriu atë që e thotë me gojë, duhet edhe me ndje me zemër. Amerika duhet të jetë model…

Nuk është vetëm Kosova, si vend ku shesh ëndrra me sy çelë. Edhe më zi është Shqipëria, po ashtu edhe Maqedonia, e Lugina e Preshevës. Humbësit dhe fituesit nuk janë miq, janë armiq…