UBT

Amerikë na shpëto nga budallakitë e kësaj qeverie, mërgimtarët braktisin Kosovën

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Gjilani ndodhet në kolaps energjetik dhe gjendje të jashtëzakonshme. Me orë të tëra pa energji, me defekte të shumta të ndaljes së rrymës. Mërgimtarët nga e enjtja kanë filluar të kthehen mbrapshtë. Kam ardhur në shtëpi dhe s`kam pasur mundësi as të hy brenda nga i ftohti. Albini po e rrezikon një popull të tërë nga vdekja thotë Ramushi.

Nazlija një nënë e cila jeton në qendër të Gjilanit thotë se gjashtë orë nuk ka pasur energji ditën e enjte.”Ne në qendër nuk kemi me çka të nxehemi, fëmijët po na vdesin nga të ftohtit” shprehet ajo.

RCCOLA

Musliu një tjetër banor në lagjen e tetë ku rryma mungon me orë të tëra thotë se Albin Kurti po e luan rolin e Kim Youngut. “Ai po i thotë popullit të vet mos qeshni 10 ditë, e neve Albini po na thotë vdisni për 10 ditë. Kjo është e tmerrshme dhe e patolerueshme. Amerika duhet të ndërhyjë dhe të na shpëtojë nga budallakitë e kësaj Qeverie, ndryshe do të vdesim nga i ftohti” shprehet i revoltuar ky qytetar.

Ndryshe, Gjilani me orë të tëra është në terr. Mërgimtarët e shumtë kanë nisur të kthehen mbrapshtë të zhgënjyer ekstrem nga kjo sjellje naive dhe qesharake e Qeverisë./rajonipress/