Eko Higjiena

Amerikani përndjek vajzën shqiptare

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Amerikani përndjek vajzën shqiptare, policia nis hetimet. Burime pranë uniformave blu sqarojnë se dy ditë më parë, në orën 16:00, 20-vjeçarja me iniciale G.M. ka bërë denoncimin pranë strukturave të rendit, pasi herë pas here është shqetësuar nga një shtetas amerikan.

Më konkretisht, e reja ka deklaruar se amerikani me iniciale E.A., banues në New York, prej kohësh e përndjek dhe e kërcënon vajzën në rrjetin social të “Facebook”-ut. Sipas dëshmisë së vajzës, sa herë që ajo ndryshon adresën, ia gjen amerikani dhe i kërkon që të flasin bashkë.

Fundamenti

20-vjeçarja nga Tirana është shprehur se nuk e njeh fare shtetasin e huaj, por se ai është fiksuar pas saj dhe i kërkon që të lidhen bashkë. Në deklaratën e saj, e reja ka sqaruar se amerikani përveçse i kërkon të krijojë lidhje me atë, ai edhe e kërcënon se nëse nuk e pranon, ai mund t`i bëjë diçka të keqe.

Vajza ka shtuar se ajo prej kohësh nuk jeton e qetë dhe se ndihet e përndjekur dhe ka frikë. Për këtë arsye, 20-vjeçarja me iniciale G.M ka kërkuar ndihmën e policisë. Për këtë arsye, Sektori Kundër Krimit Kibernetik pranë Drejtorisë së Policisë së Tiranës ka nisur hetimet për zbardhjen e të vërtetës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.