Amerikanët sot zgjedhin kryetarin

Washington – Sot në votimet presidenciale amerikanët zgjedhin kryetarin e SHBA. Zgjedhja e tyre bëhet ndërmjet shefit aktuart të shtetit Barack Obama dhe sfiduesit të tij republikan Mitt Romney.
Në ditën e fundit të fushatës zgjedhore rivalët presidencialë në Shtetet e Bashkuara, Barack Obama dhe Mitt Romney kanë kaluar ditën para zgjedhjeve duke vizituar qytetet “e lëkundura” dhe duke u bërë apelet e fundit votuesve.
Romney ishte në Florida, ku sondazhet sugjerojnë se ndodhet në “teh”, dhe më pas në Virxhinia, Nju Hempshër dhe Ohajo.
Ndërsa Obama ishte në Ajoua, Uiskonsin dhe Ohajor, i shoqëruar në mitingje nga këngëtari Bruce Springsten dhe reperi Jay-Z.
Zgjedhjet do të vendosen në një numër të caktuar shtetesh, me Ohajon që shihet si shteti kyç. Zoti Obama e mbylli fushatën për rizgjedhjen e tij në Des Moines, të Ajouas,
qyteti ku lufta e tij për presidencën nisi që në fillim të vitit 2007. Në një tubim të mbajtur gjatë natës, ai i tha turmës se Ajoua i kishte dhënë jetë një lëvizjeje që është përhapur në të gjithë vendin.
Romney ndërkohë duhet të përfundonte fushatën e tij me një miting në orët e vona në Nju Hempshër, por bëri një njoftim surprizë se do ta zgjaste fushatën edhe në ditën e zgjedhjeve, duke vizituar Ohajon dhe Pensilvaninë gjatë së martës.
Obama dhe Romney po garojojnë kur janë kokë më kokë në sondazhet kombëtare, në një fushatë që ka kushtuar mbi 2 miliardë dollarë.
Por mbikëqyrjet mbi nëntë shtete të diskutueshme, të cilat do të vendosin për zgjedhjet, tregojnë Obaman në një avantazh të lehtë.
Gjatë orëve të natës, votimet e para u mbajtën në fshatin e vogël Diksvill Noç në Nju Hempshër, të cilat rezultuan se ishin barabar për Obamën dhe Romneyn.