UBT

Amerikanët që u ‘paguan’ me qebapë!

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Jemi mësuar që vetëm lojtarët vendorë të solidarizohen me gjendjen e vështirë ekonomike të klubeve kosovare. Por, janë edhe të huajt ata që provojnë ta ndihmojnë klubin, edhe pse nuk kanë as më të voglin përfitim. Një gjë të tillë e vërtetuan tri përforcimet e Dritës stinorin e kaluar. Amerikanët Brandon Shingles e Craig Blackmon si dhe nigeriani, Obinna Agomo luajtën për Dritën pa para!

Udhëtuan me qindra kilometra për ta dhënë në Dritë kontributin e tyre, por e gjitha që morën ishin shijet e ushqimeve në Gjilan. Në fakt, përforcimet e huaja të Dritës stinorin e kaluar e patën vetëm ushqimin të paguar, me përjashtim edhe të ndonjë bonusi për fitoret e shënuara. Një fakt të tillë e konfirmon edhe përforcimi, Brandon Shingles.

KKVITI

“Ishte një situatë shumë e vështirë por mendoj se ne ia dolëm mirë. Për ushqim nuk kemi paguar”, u shpreh Shingles për gazetën Arena. Ky i fundit tregon edhe për ushqimin e tij të preferuar, e që në fakt ishte një ëmbëlsirë dhe sigurisht, qebapët (Tribuna).