Uji Dea

Amerikanët nuk dorëzohen

/ 5 minuta lexim
Mobi Casa

Pas uraganit Sandy për shumë amerikanë asgjë më nuk do të jetë si më parë. Megjithatë, ata janë këmbëngulës që të vazhdojnë jetën. “I kemi humbur të gjitha, por nuk heqim dorë. Jeta vazhdon tutje”, thonë shumë prej tyre.

Jeta në verilindje të SHBA’ve ka filluar që gradualisht t’i kthehet normales. Dyqanet, ndërtesat afariste dhe shërbimet publike kanë filluar të hapen, pas tri ditëve të kaluara “në terr”, për shkak të super-uraganit Sandy. Nga aeroportet e New Yorkut tashmë fluturuan aeroplanët e parë, ndërkohë që janë hapur edhe shkollat e para.

Tregtimi me aksione në Wall Street ka rifilluar, edhe pse me miliona banorë ende janë pa energji elektrike – në fakt, plot 6.2 milionë amerikanë vazhdojnë të jetojnë në terr, pa ujë të nxehtë, pa frigoriferë, dhe pa mundësinë e përgatitjes së ushqimeve të nxehta. Pasojat e super-uraganit Sandy, që goditi pjesën verilindore të SHBA’ve, do të kujtohen gjatë.

Sipas të dhënave më të reja, në brigjet lindore të SHBA uragani Sandy shkaktoi 64 viktima, edhe pse ky numër vazhdon të rritet nga ora në orë, njofton agjencia AP. Shumica e viktimave e pësuan nga rënia e pemëve. Të paktën dy persona ende konsiderohen të zhdukur. Ndërkaq, numri i viktimave në Karaibe tani ka arritur në 69, ndërsa Kanada është raportuar për vdekjen e një femre. Kur të mblidhen të gjitha, del se Sandy mori me vete të paktën 134 viktima.

Një dëm që s’u përjetua me dekada

Guvernatori i New Yorkut, Andrew Cuomo, deklaroi se SHBA “për gjenerata të tëra nuk ishin dëshmitare të një uragani të tillë, dhe me një nivel kaq të lartë të dëmeve”. Cuomo paralajmëroi se, së shpejti do të rikthehet komunikacioni i pjesshëm i metrove të New Yorkut, ndërkohë që nga dita e enjte ka filluar qarkullimi i autobusëve, tramvajeve dhe i trajekteve në dhe nga qyteti më i njohur amerikan.

Sipas deklaratave të zyrtarëve, në New York Sandy ka shkaktuar një dëm të paparë në 108 vitet e fundit. Tunelet e metrove ende janë nën ujë, përderisa dëmi i përgjithshëm material në New York vlerësohet në afro 40 miliardë dollarë.

Po bëhet bilanci i dëmeve në Bregun Lindor

Pasojat e super-uraganit Sandy, i cili përfshiu 17 shtete federale amerikane, duke filluar nga Virginia e deri në Maine, kanë prekur drejtpërdrejt tetë milionë amerikanë, edhe pse numri i atyre që mbetën pa energji elektrike duket se është edhe më i madh se kaq. Vetëm në New York, pritet që në zgjidhjen e problemit të energjisë elektrike të përfshihen të paktën 4,000 njerëz.

Ndryshe, Sandy është uragani i parë që pas plot 124 viteve arriti të shkaktojë mbylljen e tregjeve financiare amerikane.

Edhe pse të gjitha mediat më së shpeshti merren me mbulimin e New Yorkut, New Jersey ka përjetuar një katarafët shumë më të madhe. Dëmi i shkaktuar atje është i pamatshëm dhe, pothuajse, i pabesueshëm.

Eco Higjiena

“Kohë e artë” për kriminelë

Sipas mediave amerikane, përkundër faktit që Grada Kombëtare patrulloi pandërprerë nëpër rrugët e boshatisura dhe mbrojti objektet e braktisura nga banda kriminale, kjo gjë nuk i pengoi ato që të vepronin. Janë raportuar me dhjetar raste të vjedhjeve, plaçkitjeve dhe të veprave tjera kriminale. Disa kriminelë dolën të suksesshëm, e disa të tjerë nuk ishin aq me fat, sepse u raportua për dhjetëra plaçkitës të arrestuar të dyqaneve, bankave apo shtive private.

Aktivitetet e shpeshtuara kriminale ishin ndër temat kryesore edhe nëpër rrjetet sociale. Përderisa dikush ua tërhiqte vërejtjen bashkëqytetarëve se kriminelët po e shfrytëzonin ardhjen e uraganit për vjedhje, të tjerët raportonin për plaçkitjet dhe hajnitë e ndryshme që ishin në zhvillim e sipër, ose, thjesht, postonin mesazhe paralajmërimi për të gjithë ata që – eventualisht – synonin t’iu shkaktonin ndonjë dëm pasurisë apo pronave të tyre.

Mos është Sandy vetëm një paralajmërim për atë që na pret?

Nuk do të duhej të çuditemi e as të shokohemi shumë nga uragani Sandy, e as nga pasojat e tij shkatërruese, pohojnë shkencëtarë të shumtë.

Shkrirja e akullit arktik, niveli gjithnjë më i lartë i deteve, ngrohja globale, dhe ndryshimet klimatike, në të ardhmen mund të shkaktojnë shfaqjen e uraganeve dhe stuhive shumë më të fuqishme, më të rrezikshme dhe më shkatërruese sesa deri më tani.

“Super-uragani Sandy paraqet vetëm një paralajmërim të asaj që na pret në të ardhmen”, deklaroi për televizionin amerikan CNN, Michael Oppenheimer, profesor në Princeton University.

“Pas gjithë asaj që ndodhi ditëve të fundit, mendoj se askush nga ne shkencëtarët nuk mund të qëndroj ulur dhe të thotë: Jam i shokuar me këtë zhvillim të ngjarjeve”, shtoi ai.

“Stuhitë uraganet, tërmetet, vështrimet, katastrofat bërthamore, të gjitha këto na presin në të ardhmen, dhe me intensitet më të lartë se deri tani”, përfundoi Oppenheimer.

Deri kur do të vazhdojë njerëzimi me testimin e kufijve të natyrës, do të tregojë koha, por pasojat e një sjelljeje të tillë të papërgjegjshme mund të kenë pasoja katastrofale. Në këtë kontekst, në një të ardhme të afërt uragani Sandy do të mund të shërbejë vetëm si referencë, për një incident të vogël për të cilin dikur u fol shumë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.