ARKATANA

Amerikanët larg LVV-së e Nismës

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Zyrtarë të lartë amerikanë vazhdojnë të mos i takojnë drejtuesit e lëvizjes “Vetëvendosje” dhe Nismës për Kosovën. Një gjë e tillë u dëshmua para pak ditësh gjatë vizitës së senatorit amerikan në Prishtinë, Christopher Murphy, ku në një koktej të organizuar nga Ambasada Amerikane nuk u ftuan Albin Kurti e as Fatmir Limaj.

Zyrtarët e këtyre dy subjekteve politike nuk duan të flasin shumë rreth kësaj çështjeje, ndërsa analistët politikë vlerësojnë se qëndrimi refuzues i Ambasadës Amerikane ndaj Lëvizjes “Vetëvendosje” është i kamotshëm, ndërsa sa i përket Nismës, sipas tyre, ky është një subjekt i vogël politik dhe në një farë forme nuk është në fokusin e kësaj Ambasade.

KKVITI

Megjithatë, analistët vlerësojnë se kjo nuk nënkupton se SHBA-të dhe Ambasada e tyre në Prishtinë janë kundër hyrjes së këtyre subjekteve në koalicionin qeverisës./zeri/