ARKATANA

Amerikanët kthehen në AKP, vetëm me njerëz profesionist

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Dorëheqja e kryetarit të Agjencionit Kosovar të Privatizimit – Blerim Rexhës, nuk është akt i mjaftueshëm për të kthyer përfaqësuesen e Ambasadës Amerikane në Bordin e këtij institucioni.

Sipas burimeve të Express brenda Qeverisë, drejtuesit e Ambasadës së Amerikës, do të kthehen në AKP, vetëm atëherë kur institucionet kosovare do të dërgojnë njerëz kompetentë dhe profesionistë në këtë agjenci.

Ambasada Amerikës, për këtë arsye edhe nuk e ka kthyer ende zyrtaren e saj në Bordin e AKP’së.

Gjithashtu, Express ka marrë vesh se Ambasada Amerikane tashmë ka njoftuar Qeverinë e Kosovës se nuk do të jetë pjesë e AKP’së deri në emërimin e shefit të ri në këtë institucion.

Uji Dea

“Edhe pse Blerim Rexha ka dhënë dorëheqje, zyrtar të Ambasadës Amerikane kanë thënë se nuk do të dërgojnë përfaqësuesin e tyre deri atëherë kur në këtë institucion emërohen njerëz profesionist dhe kompetent për drejtimin e procesit të privatizimit”, kanë treguar burime të Express.

Zyrtarja amerikane Bernadette Roberts, u tërhoq nga Bordi i drejtorëve të AKP’së, pas vërejtjeve të kësaj Ambasadës Amerikane në kryetarin e Bordit të AKP’së Blerim Rexhës.

Qeveria e Kosovës, së shpejti do të dërgojë për miratim në Kuvendin e Kosovës, emrat për drejtor të Bordit AKP’së.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.