Amerikanët e shohin prodhimin e Vinexit

Gjilan – Përfaqësuesit e Qytetit Mason, Michigan SHBA të cilët po qëndrojnë për vizitë në Komunën e Vitisë (pasi që është bërë binjakëzimi i këtij qyteti me Vitinë ditë më parë),ata sot së bashku me kryetarin e Komunës Nexhmedin Arifi si dhe stafin e tij kanë vizituar Gjimnazin Kuvendi i Lezhës në Viti, rrugën Kllokot-Viti e cila është duke u asfaltuar, si dhe fabrikën Vinex që merret me prodhimin e bulonave, dadove dhe vidave.
Leon Clark, Kryetari Qytetit të Masonit së bashku me stafin e tij gjatë vizitës në Gjimnazin Kuvendi Lezhës në Viti është pritur nga Drejtori i kësaj shkolle si dhe drejtori i shkollës së Mesme Teknike Jonuz Zejnullahu.
Ai gjithashtu është takuar edhe me nxënësit duke i këshilluar ata që t`i kushtojnë kujdes të veçantë shkollimit pasi me këtë përcaktohet e ardhmja e tyre. Gjatë këtij takimi Amerikanët nga Masoni janë njoftuar me zhvillimit e gjithëmbarshme të shkollës në procesin e mësimdhënies, kushteve etj. Ndërsa më pas ata kanë vizituar edhe Rrugën Kllokot-Viti e cila është duke u asfaltuar si dhe fabrikën për prodhimin e bulonave, dadove dhe vidave Vinex./rajonipress/