FITORJA

Amerikanët e rinj do të kalojnë verën në Kamenicë

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Kamenicë – Kryetari i Kamenicës Begzad Sinani me bashkëpunëtorët ka pritur sot përfaqësuesit e Korpusit të Paqes, të kryesuar nga Stefen Katzi, drejtor. Korpusi i Paqes është organizatë amerikane e themeluar në vitin 1961 nga Presidenti Kenedi e cila merret me vullnetarizëm dhe qëllim të parë e ka ndihmën teknike për secilin shtet në botë që e kërkon atë. Ky projekt do të jetë një urë lidhëse më e fuqishme në mes të Kosovës dhe SHBA-ve dhe po ashtu një mundësi shumë e mirë për Kamenicën që të pres 22 të rinj e të reja amerikane që do të jenë me ne gjatë verës ka thënë Sinani.

Republika e Kosovës dhe SHBA-të kanë nënshkruar marrëveshje për programin e Korpusit të paqes, përmes të cilit 22 vullnetarë nga SHBA-të do të punojnë me mësuesit e gjuhës angleze në Kosovë për dy vite.

“22 vullnetarët do të vijnë në Kosovë në fillim të muajit Qershor dhe në e kemi vlerësuar Kamenicën si Komunën ku ata do ta kalojnë verën, dhe do të angazhohemi që ata të vendosen nëpër familjet shqiptare në dy fshatra të Kamenicës ku do ta kalojnë tërë verën. Këto familje do të kompensohen në mënyrë simbolike për qeranë dhe ushqimin ndërsa qëllimi i tërë kësaj është që vullnetarët të mësojnë gjuhën shqipe, traditat dhe kulturën shqiptare deri në shtator kur do të shpërndahen nëpër komunat e Kosovës” ka thënë Stefen Katzi.

Uji Dea

Sinani i ka falënderuar për përzgjedhjen që i kanë bërë Kamenicës dhe ka shprehur bindjen se këta vullnetarë do të largohen nga Kamenica në shtator me përshtypjet më të mira. “Unë do të përcaktohem për një zyrtar komunal dhe ai së bashku me dy kryetarët e këshillave lokale do të jenë në kontakt të ngushtë me ju, në mënyrë që të përzgjidhen edhe familjet ku do të vendosen këta të rinj. Po ashtu për trajnimet dhe kursin e gjuhës shqipe ju do ta keni në dispozicion sallën e shtëpisë së kulturës” ka thënë Sinani.

Ky projekt do të jetë një urë lidhëse më e fuqishme në mes të Kosovës dhe SHBA-ve dhe po ashtu një mundësi shumë e mirë për Kamenicën që të pres 22 të rinj e të reja amerikane që do të jenë me ne gjatë verës ka thënë kryetari Sinani./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.