GRANDEMALL

Amerika s’e bind opozitën

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Subjektet opozitare nuk kanë ndërruar qëndrim rreth Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi, as pas mesazheve të nënpresidentit amerikan, Joe Biden, për ratifikim të saj.

Mesazhet e zëvendëspresidentit amerikan, Joe Biden, për të ratifikuar Marrëveshjen për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, nuk i kanë lëvizur subjektet opozitare nga qëndrimi kundër Marrëveshjes së 26 gushtit 2015.

Opozitarët thonë se nuk mund të pranohet Marrëveshja me të cilën, sipas tyre, Kosova humb mbi 8 mijë hektarë tokë, shkruan sot gazeta “Zëri”.

UBT

Në anën tjetër përfaqësuesit e Qeverisë shpresojnë që mesazhet e Biden-it për ratifikim të demarkacionit të merren parasysh nga opozitarët.
Kryeministri i vendit, Isa Mustafa, duke folur për takimin e zëvendëspresidentin amerikan, përmes një postimi në profilin e tij në “Facebook” ka thënë se Kosova duhet ta përmbushë obligimin e ratifikimit të demarkacionit me Malin e Zi.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë përkrahës të parezervë të Republikës së Kosovës, por është shumë e qartë se Kosova duhet të përmbushë obligimet e saj në raport me ratifikimin e demarkacionit si dhe lidhur me marrëveshjet e dialogut në Bruksel. Përkrahja e SHBA-ve do të jetë edhe më e fuqishme kur Kosova tregohet partner serioz në përmbushjen e obligimeve të saj ndërkombëtare”, ka shkruar ndër të tjera Mustafa./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.