Eko Higjiena

Amerika është superfuqi, bëni çka ju thotë

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Analisti amerikan Stephen Meyer thotë se Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, me vizitën e saj në Ballkan dëshiron t’ua bëjë me dije banorëve të rajonit se Amerika është ende superfuqi.

Meyer tha se Ballkani megjithatë zë një vend të vogël në diplomacinë amerikane, meqë ajo është kryesisht e përqendruar tek Lindja e Afërt, Kina dhe Rusia.

ARKATANA

“Është e sigurt se disa çështje janë ende relevante në Washingon, sidomos Kosova dhe e ardhmja e Bosnjës”, thotë ai për “Srna”, duke shtuar se Clinton dëshiron t’ia kujtojë Ballkanit se SHBA-të janë superfuqi dhe se është në interesin e rajonit që liderët të bëjnë çka u thuhet. /Telegrafi/