Mobi Casa

Amerika është me shqiptarët e Maqedonisë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ndihmës-sekretarja amerikane e Shtetit, Victoria Nuland, i dërgoi porosi të qarta politikës në Shkup. Duke komentuar situatën politike dhe të sigurisë të krijuar pas valës së protestave rreth rastit “Monstra”, Nuland theksoi nevojën për përmbushjen e Marrëveshjes së Ohrit si kusht i domosdoshëm për të ardhmen e shtetit.

Ajo inkurajoi palët për më shumë bashkëpunim mes komuniteteve, ndërsa theksoi gatishmërinë e amerikanëve për investime në rajonet shqiptare të Maqedonisë, me qëllim të barazimit ekonomik dhe social.

Eco Higjiena

“Është absolutisht thelbësore që dy komunitetet të rriten dhe prosperojnë së bashku. SHBA-ja është e kënaqur për mundësinë e investimit fuqishëm për këtë vizion të integruar, në aspektin politik, ekonomik, të sigurisë. Folëm me kryeministrin se çfarë mund të bëjmë më shumë së bashku sa i përket rajoneve shqiptare të Maqedonisë. Ne duam ta bëjmë këtë përmes investitorëve, kompanive amerikane. Si mund të bëjmë më shumë për ta përforcuar bashkëpunimin rajonal ekonomik”, tha ajo.

Nuland theksoi tezën e mesit të artë, të bashkëjetesës në paqe, siguri, unitet, vlera këto, për të cilat SHBA ka qenë e përkushtuar që nga Marrëveshja e Ohrit. Ndërsa, i kujtoi gjithashtu Maqedonisë, se aspiratat euro-atlantike mund t’i përmbush pasi të zgjidhë çështjen e emrit. /Alsat-M/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.