ARKATANA

Amerika edhe një herë i drejtohet Kryeministrit Haradinaj për demarkacionin

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kryeministri i Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj ka pranuar telegram urimi për marrjen e përgjegjësive të reja nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Rex W. Tillerson. Sekretari amerikan ka inkurajuar qeverinë Haradinaj që të udhëheqë me intensitet zbatimin e reformave të nevojshme e urgjente, si: sundimin e ligjit, çrrënjosjen e korrupsionit, nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë si dhe zgjidhja e çështjes së kufirit të Kosovës me Malin e Zi.
Pika të cilat i ka cilësuar si thelbësore për progresin e Kosovës drejt integrimit euro-atlantik.

“Do të punojmë ngushtë me qeverinë tuaj, në qëllimin tonë të përbashkët për Kosovën multietnike e demokratike, si pjesë e stabilitetit dhe prosperimit të Ballkanit”- thuhet në urim, transmeton Express.

Thillerson po ashtu ka vlerësuar ka thënë se zgjedhjet e qershorit ishin shenjë e qartë se Kosova ka arritur pjekurinë diplomatike

Në urim thuhet:

Shkëlqesisë së tij Ramush Haradinaj,

Kryeministër i Republikës së Kosovës

Eco Higjiena

I nderuar zoti Kryeministër,

Pranoni urimet e mia për ju dhe popullin e Kosovës për zgjedhjet e mbajtura dhe formimin e qeverisë. Zgjedhjet e qershorit të këtij viti ishin shenjë e qartë se vendi juaj ka arritur pjekurinë demokratike.

Lidershipi juaj është vendimtar në ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për Kosovën dhe bashkëpunimin e ngushtë me fqinjtë, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe me partnerët tjerë ndërkombëtarë.

Ju inkurajoj fuqishëm që të udhëhiqni me intensitet të shtuar e në mënyrë gjithëpërfshirëse, në zbatimin e reformave të nevojshme e urgjente.

Reformat e tilla përfshijnë fuqizimin e qeverisjes së mirë dhe sundimit të ligjit, çrrënjosjen e korrupsionit, dhe nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik. Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe zgjidhja e çështjes së kufirit të Kosovës me Malin e Zi, janë thelbësore për progresin e Kosovës drejt integrimit euro-atlantik.

Do të punojmë ngushtë me qeverinë tuaj, në qëllimin tonë të përbashkët për Kosovën multietnike e demokratike, si pjesë e stabilitetit dhe prosperimit të Ballkanit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.