Amendamentet për FAK-un – në një pako me Specialen?
Formimi i Forcave të Armatosura po zvarritet nga mazhoranca PDK-LDK dhe Lista Serbe. Ndryshe nga dy partitë shqiptare, partia më e madhe serbe po tenton që të krijojë ndarje etnike të Ushtrisë. Ndërsa, Qeveria po synon që amendamentet për FAK-un t’i fusë në një pako më amendamentet për Specialen
Të paktën kështu vlerësojnë partitë opozitare të cilat paralajmërojnë se do të mobilizohen për të parandaluar një gjë të tillë.
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, thotë se formimi i ushtrisë është një e drejtë e patjetërsueshme, e cila garanton mbrojtjen dhe integritetin territorial. Mirëpo, ajo fajëson Listën Serbe për pengim të procesit. Kjo listë, sipas saj, po tenton të bëjë ndarje etnike dhe kjo është arsyeja konkrete pse nuk po formohet ushtria.
Tutje, Haxhiu thotë se Komisioni për Legjislacion i ka shqyrtuar 17 amendamentet qe kanë për qëllim shndërrimin e FSK-së në Forca të Armatosura dhe kanë pritur që të hënën kryesia të procedojë për seancë këto ndryshime. /Tribuna Channel/


