FITORJA

AME bombardohet nga thirrjet e rrejshme

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Salih Mustafa shef i qendrës operative rajonale tha se vetëm brenda gjashtë ditëve në këtë qendër janë shënuar mbi 2384 thirrje të rrejshme. AME megjithatë ka dhënë kontribut në ndriçimin dhe shpejtimin e rasteve të zjarreve dhe aksidenteve të komunikacionit

Agjencioni për Menaxhimin e Emergjencave (AME) me seli në Gjilan ka dhënë një kontribut të madh në identifikimin dhe shpejtimin e ndriçimit të rasteve të zjarreve dhe aksidenteve të komunikacionit.

Salih Mustafa shef qendrës operative rajonale tha për rajonipress se gjatë muajit gushtë kryesisht kanë dominuar thirrjet e qytetarëve që i dedikohen zjarreve dhe aksidenteve të komunikacionit.

Mustafa tha se shumica e zjarreve janë bërë qëllimisht, por kjo i mbetet për detyrë organeve të hetuesisë që të ndjek personat e dyshuar. Mustafa tha se është i lumtur që AME ka ndihmuar në shumicën e rasteve edhe policinë edhe spitalin , dhe të gjithë të tjerët që kanë pasur nevojë për ndihmën e tyre.

Uji Dea

Sipas tij edhe serbët thërrasin shumë për të paraqitur rastet. Por jo gjithçka shkon mirë e qetë në këtë institucion. Mustafa tha se ka raste kur punëtorët e tyre fyhen,e, shahen në telefon. Ka shumë telefonata të rrejshme dhe anonime tha ai

Sipas Mustafës vetëm gjatë gjashtë ditëve në AME janë evidentuar 2384 telefonata të rrejshme. “Ka ndodhur që vetëm gjatë një dite të shënohen mbi 394 thirrje të rrejshme. Kjo na bënë shumë problem sepse pastaj e pësojnë qytetarët e ndershëm” u shpreh ai.

Mustafa tha se ka disa raste që tashmë i kanë deponuar në polici dhe prokurori për lajmërim të rrejshëm,por ende janë në fazën e hetimeve./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.