Ambulanca e Zarbicës po meremetohet nga dy donatorë

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Shumë shpejtë ky objekt do të përfundohet dhe do të lëshohet në përdorim, ku do të mbulohet nga stafi mjekësor i Ambulancës së Muhocit dhe nga Bujanoci.

Sot, ishte në vizitë Ambulancës së Zarbicës Refik Pajaziti nga Ramabuça me banim në Bujanoc e Bujar Maliqi, nga Zarbica me banim në Bujanoc dy donatorët, ku vizituan punimet në meremetim të Ambulancës, në Zarbicë. Është fjala për ambulancën që ka punuar e banuar humanisti e veprimtari Ilaz SELIMI.

Shumë shpejtë ky objekt do të përfundohet dhe do të lëshohet në përdorim, ku do të mbulohet nga stafi mjekësor i Ambulancës së Muhocit dhe nga Bujanoci.

Dy donatorët, sot nga afër vizituan punishten dhe pan punimet në këtë projekt që me vetëkontribut vullnetar kanë filluar dhe do të rrumbullaksohet. Në vizitën e bërë ishte edhe veprimtari e opinionisti nga Zarbica që jeton në Gjilan Refik Hasani.

Pas fillimit të organizmit të takimeve të vendlindjes, vendosjes së Pllakës Përkujtimore, asfaltimit të rrugës Muhoc-Zarbicë, tani po meremetohet edhe Ambulanca që ka funksionuar që nga vitet e 1960-ta deri në dëbimin, shpërnguljen dhe zhvendosjen që filloi masovisht në qershor të vitit 1999. Kjo ambulancë nuk ka funksionuar që nga viti 1999 dhe ishte filluar edhe të shkatërrohet e rrënohet.

Eco Higjiena

Malësia e Bujanocit ka filluar të ngjallet
Me këtë organizim edhe Shkolla-Mejtepi do të riparohet dhe një sërë projekte, e që nëse edhe Kuvendi Komunal i Bujanocit do të ndihmoj vërtet do të rriten e shtohet numri i qytetarëve që do jetojnë në këto fshatra.

Veçmas pas asfaltimit të rrugës janë hap perspektiva të reja edhe për investime të reja, tani janë rregulluar të gjitha rrugëve për fshatrat Priboc, Suharrën, Novosellë, Ramabuq dhe në gjitha Lagjet e vetë Zarbicës dhe fshatrave të Malësisë.

Mbesim me shpresë se edhe më tej qytetarët e Malësisë së Bujanocit kudo që jan me banin është interseim i jashtëzakonshëm përinvestime. Do të ketë edhe investime tjera.

Vendlindja është e shenjët kudo që shkojmë, konsideratë për angazhimin e gjithë kontribuuesve që po mbajnë gjallë Malësinë./rajonipress/