Fundamenti

Ambasadorja Viets: Kosovës po i ikën koha dhe miqtë e Kosovës po e humbin durimin!

/ 3 minuta lexim
GRANDEMALL

Në fund ambasadorja e mbyll shkrimin me porosinë “Të dashur kosovarë, në Qeveri, në opozitë, në shoqërinë civile, e ardhmja varet nga ajo që bëjmë ne sot! (Ghandi). Ju lutem, diljani mbanë!”

Ambasadorja gjermane Angelika Viets në edicionin festiv të gazetës “KOSOVA SOT” ka botuar një kolumne ekskluzive, në të cilën shkruan se “jemi shumë të brengosur me “politikën”, e cila e ka pushtuar tablonë e shtypit dhe të dëshpëruar jemi me shumë prej disave, të cilët janë përgjegjës për bllokadat e gjata. Krahas një vullneti të paktë të mirë, aty shohim shumë jokompetencë, mungesë të dijes rreth aspekteve të ndërlidhura dhe detyrimeve, shumë egoizëm, shumë dogmatizëm e kryeneçësi, indiferencë dhe komoditet, por herë-herë edhe qëllime jo të mira dhe destruktive. Në këtë mënyrë, për fat të keq, është sjellë në vend Kosova politike edhe këtë vit.

Cilat çështje do të duhej t’i përcaktonin veprimet e politikanëve? Këtu shikimi do të duhej pikë së pari të kthehej nga brenda: A janë mirë qytetarët tanë? A janë ata më mirë sesa më parë në Kosovën tonë të pavarur, për të cilën kanë rënë shumë viktima? A e kanë të gjithë një mundësi për punësim? A mund t’ia dalin me pagat që i marrin? A iu sigurojmë ne sigurime dhe shërbime shëndetësore?

Fundamenti

A iu ofrojmë fëmijëve një arsim cilësor? A iu japim pakicave tona, në veçanti serbëve të Kosovës, arsye të mira për t’u integruar në jetën tonë? Përgjigjja në këto pyetje, në fund të vitit 2016, të cilën na e kanë dhënë njerëz të panumërt këtë vit, për fat të keq, është një “JO” e qartë ” thekson ambasadorja gjermane Viets në shkrimin eksluziv për Kosova Sot.

Në vazhdim ajo shtron pyetjen se “a mos e kanë humbur politikanët konsensusin kombëtar me rastin e shpalljes së pavarësisë, për t’u angazhuar së bashku për një Kosovë të suksesshme? Një gjë është e sigurt: Kosovës po i ikën koha dhe miqtë e Kosovës po e humbin durimin. “Bota ka shkalluar”, ka konstatuar në mënyrë të përsëritur ministri ynë i jashtëm në largim, Steinmeier, duke pasur parasysh të gjitha krizat katastrofale dhe gjithnjë e më të shpeshta në botë, ndërsa ne akoma merremi me çështjen a do t’ia dalë Kosova?”

Në fund ambasadorja e mbyll shkrimin me porosinë “Të dashur kosovarë, në Qeveri, në opozitë, në shoqërinë civile, e ardhmja varet nga ajo që bëjmë ne sot! (Ghandi). Ju lutem, diljani mbanë!”

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.