Eko Higjiena

Ambasadorja Jacobson u shërben drekë ushtarëve amerikan

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Ambasadorja amerikane Tracey Ann Jacobson ka takuar sot trupat amerikane në kampin Bondsteel për të festuar Ditën Amerikane të Falemnderimeve.

“Ambasadorja Jacobson e shoqëruar nga burri i saj zoti David Bough u takuan me pjestarët ushtarak në kamp ku edhe shërbyen drekën për trupat” thuhet në njoftimin e ambasadës.

Fundamenti

Dita e Falemnderimeve në Shtetet e Bashkuara është momenti kur mblidhen familjarët dhe miqtë, shërbehet ushqimi tradicional dhe shprehen mirënjohje. Njëkohësisht mund të jetë momenti për t`i shërbyer të tjerëve brenda komunitetit. Dita e Falemnderimeve ka origjinën që nga festivali i korjeve dhe u bë festë zyrtare e SHBA-ve në vitin 1863 gjatë kohës së Presidentit Abraham Lincoln. Në vitin 1941, Presidenti Franklin Roosevelt nënshkroi ligjin që Dita e Falemnderimeve të festohet të enjtën e katërt të muajit nëntor.