UBT

Ambasadorja gjermane uron që Thaçi të ketë mençurinë për t’i bashkuar kosovarët

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Ambasadorja e Gjermanisë në Kosovë, Angelika Viets, ka uruar që Hashim Thaçi, i cili u zgjodh President i Kosovës, të ketë fuqinë për të bërë bashkë qytetarët.

FIDANISHTJA

“Sot, Kuvendi i Kosovës zgjodhi Presidentin e ri të Republikës së Kosovës. Zgjedhja e Presidentit është një procedurë qendrore në demokraci. Ishte inkurajuese të shohësh të gjitha partitë që përfaqësohen në Parlamentin e demokracisë më të re në Evropë që të debatojnë. Për fat të keq, debati nuk ishte i qetë. Sërish, kishte përpjekje për të bllokuar Kuvendin me dhunë. Do të doja t’i përsëris thirrjet e mia të mëhershme dhe të kërkoj nga të gjithë përfaqësuesit e popullit që të përkrahin procedurat demokratike në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës. Urojmë që Presidenti i ri të ketë mençurinë dhe fuqinë për të bashkuar të gjithë kosovarët”, thuhet në deklaratën e Viets.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.