Mobi Casa

Ambasadorja gjermane: Pranimi në UEFA hap i rëndësishëm për Kosovën

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Ambasadroja gjermane, Angelica Viets, me rastin e pranit të Kosovës në UEFA ka thënë se ky është një hap i rëndësishëm jo vetëm për futbollin Kosovar por edhe për Kosovën në përgjithësi.

Ambasadorja Viets ka thënë se është e kënaqur që lojtarët e rinj të futbollit Kosovar do të kenë shansin për të luajtur në emër të vendit të vet, duke shpresuar që anëtarësimi i Kosovës në UEFA do të vendos standard të reja.

Mobi Casa

“Miq të dashur rë futbollit kosovar, lajmi i anëtarësimit të Kosovës në UEFA, është një hap i rëndësishëm për futbollit Kosovar, por po ashtu edhe për Kosovën në përgjithësi. Kosova ka luajtur në disa lojëra miqësore ndërkombëtare jozyrtare dhe shumica nga lojtarët më të mirë luajnë për ekipet tjera (Shqipërinë, Zvicrën), Unë jam shumë e kënaqur që futbollistët e rinj kosovare do të kenë shansin që të luajnë në emër të shtetit të tyre dhe unë shpresoj që anëtarësimi i Kosovës në UEFA do të vendos standarde të reja dhe lehtësime jo vetëm në aspektin e sportit por do të kontribuojë edhe në integrimin e përgjithshëm të Kosovën në Europë”, ka thënë Ambasadorja Viets.

Për anëtarësimin e Kosovës në UEFA kanë ardhur urime edhe nga Ambasada Amerikane, norvegjeze e britanike./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.