Fundamenti

Ambasadorja gjermane në Beograd: Përfituesit më të mëdhenj në dialog të jenë Kosova dhe Serbia

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Ambasadorja gjermane në Serbi, Anke Konrad, ka thënë se në procesin e dialogut më e rëndësishmja është që Kosova dhe Serbia të jenë fituesit më të mëdhenj, për hir të së ardhmes së të rinjve dhe perspektivës më të mirë për të dyja palët.

“Gjermania gjithmonë e mbështet atë rrugë”, u tha ajo gazetarëve në Kragujevc, raporton “Tanjug”.

UBT

Ajo theksoi se ka çështje për të cilat mendimet e Serbisë dhe Gjermanisë ndryshojnë, “gjë që është normale kur bëhet fjalë për miqtë, të cilët në rastin e Serbisë dhe Gjermanisë, gjithçka e zgjidhin me dialog të hapur, si dhe në rastin e zgjidhjes së çështjes” mes Kosovës dhe Serbisë.

“Është gjithmonë e rëndësishme të flasim me njëri-tjetrin dhe të arrijmë zgjidhjen më të mirë. Procesi i normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është shumë i rëndësishëm. Dhe pikërisht këtë e trajton propozimi franko-gjerman, i cili në fakt është një propozim evropian”, tha Konrad. /klankosova

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.