UBT

Ambasadorja e SHBA-së në OKB kërkon zbatimin e shpejtë të Marrëveshjes së Ohrit

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Linda Thomas-Greenfield ka bërë thirrje për zbatim të shpejtë të marrëveshjes së Ohrit, marrëveshje kjo e arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e raporteve.

Ambasadorja Thomas-Greenfield, përfaqësuese e SHBA-së në Kombet e Bashkuara një ditë më parë është takuar në Nju Jork me ministren e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, ndërsa kanë diskutuar për partneritetin ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës dhe angazhimin e tyre të përbashkët për avancimin e stabilitetit dhe prosperitetit në Ballkanin Perëndimor.

FIDANISHTJA

Ambasadorja Thomas-Greenfield uroi për siç tha marrëveshjen historike për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi, ligjërisht të detyrueshme dhe kërkoi zbatimin e shpejtë të saj.

Ajo përsëriti qëndrimin se Shtetet e Bashkuara do të mbeten të angazhuara në mënyrë aktive për të mbështetur Kosovën dhe Serbinë në zbatimin e angazhimeve të tyre në ndjekje të një marrëdhënieje të parashikueshme dhe paqësore. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.