Mobi Casa

Ambasadorja e Kroacisë Marija Kapitanovic qëndroi në Letnicë

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Viti – Ambasadorja e Kroacisë në Kosovë Marija Kapitanovic, ka qëndruar sot në fshatin Letnicë me që rast është njoftuar për gjendjen e banorëve kroat që jetojnë në këtë lokalitet. Ajo është pritur nga kreu i komunës së Vitisë Sokol Haliti, kryesuesi i Kuvendit Naim Pira, prifti i kishës katolike në Binqë Don Kristë Gjergji dhe ai i Stubllës Don Albert Jakaj.

Gjatë kësaj vizite, ambasadorja Kapitanovic ka thënë se vizita në Letnicë është në vazhdën e vizitave që ajo po i realizon nëpër qendra të Kosovës, kryesisht në ato që banohet nga komuniteti kroat, për tu njohur më për së afërmi me gjendjen e tyre.

Me këtë rast ka theksuar se po interesohen të dinë për nevojat dhe problemet me të cilat po përballen dhe mundësit e bashkëpunimit me komunat për të mbështetur me projekte të domosdoshme.

Eco Higjiena

Ndërkaq kryetari i komunës Sokol Haliti, është shprehur se Institucionet komunale në vazhdimësi po mbështesin dhe janë të përkushtuara që ti ndihmojnë familjet kroate të Letnicës dhe edhe fshatrave të tjera. “Vitia gjithnjë trajton në mënyrë të barabartë gjithë qytetarët e të gjitha komuniteteve, si në sferën e sigurisë, shëndetësisë, arsimit dhe fusha të tjera. Jemi të përkushtuar që të mbështesim dhe kujdesemi për banorët e komunitetit kroat dhe në këtë mënyrë bashkë me policinë e Kosovës kemi bërë hapjen e një pike kontrolli në Letnicë, po ashtu kemi bërë hapjen e një kuzhine popullore përmes një donacioni të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, është bërë funksionalizimi i ambulantes etj”, ka thënë Haliti.

Kurse prifti i kishës katolike në Letnicë Don Kristë Gjergji , ka njoftuar ambasadoren Kapitanovic me aktivitetet e kishës si dhe ndihmën që i ofrojnë familjeve kroate. Ai ka theksuar se vazhdimisht është në përkujdesje të këtyre personave që kryesisht janë të moshuar dhe gjendja e tyre shëndetësore i kërkon një ndihmesë shtesë, pasi që vetvetiu nuk janë në gjendje që të përkujdesen.

Ambasadorja së bashku me udhëheqësit komunal dhe ata të kishës katolike, kanë vizituar edhe kuzhinën popullore në Letnicë ku ushqehen këta të moshuar të komunitetit kroat. Aty u zhvillua edhe një takim me disa nga familjarët e këtij komuniteti që jetojnë në Letnicë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.