Fundamenti

Ambasadorja e Gjermanisë vizitoi komunën e Vitisë

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Viti – Ambasadorja e Gjermanisë në Kosovë Angelika Veits, gjatë vizitës që i bëri sot Vitisë ka thënë se ndjehet tejet e kënaqur me mikpritjen dhe hasa një frymë shumë pozitive sa i përket vizionit drejtë të ardhmes. “Problemet që i ka Kosova sa i përket zhvillimit ekonomik, janë natyrisht problem shumë i mëdha, mirëpo Kosova ka shumë miq dhe Gjermania është njëri ndër ta. Kjo kriza e migrimit ilegal ka edhe një anë pozitive sepse tani e pamë se Kosova vërtet ka nevojë edhe për një zhvillim shumë të madh ekonomik dhe do ta mbështesim Kosovën në këtë rrugë që të krijohen mundësi punësimi për qytetarët”, ka thënë ambasadorja Veits.

Ndërsa kryetari i komunë së Vitisë, ka theksuar se kjo vizitë e ambasadës së shtetit më të fortë evropian Gjermanisë është e rëndësisë së veçantë dhe me zonjën Veits kanë biseduar për shumë sfera të jetës, zhvillimin ekonomik, sfidat me të cilat ballafaqohet komuna, të arriturat dhe rezultatet, si dhe planet për të ardhmen, raporton rajonipress.

“Ne kemi një bashkëpunim dhe lidhshmëri natyrale me Gjermanin, ngase kemi një mërgatë shumë të gjerë në numër që jeton, punon dhe vepron me decenie të tëra në këtë vend, prandaj jemi falënderues popullit gjerman dhe Qeverisë sw saj, e po ashtu falënderojmë nga këtu edhe kancelaren Merkel për punën që po e bënë në BE e për Kosovën në veçanti. Ne si komunë e vogël natyrisht kemi nevoja të mëdha për arsye se kemi qenë komunë e pazhvilluar, por që jemi ende në progres e sipër dhe nw rehabilitim të tërësishëm me projekte në infrastrukturor zhvillimore e sidomos aksentin e kemi në gjenerim të punësimit, pas migrimit të fundit që edhe ne si komunë ishim të prekur”, ka thënë Haliti.

Mobi Casa

Vizita e ambasadores gjermane Angelika Veits në Viti ka filluar me një takim gjysmë orësh me kryetarin e komunës, për të pasuar në një takim me qeverinë komunale dhe shoqërinë civile ku ambasadorja u njoftua me historikun e komunës së Vitisë.

Ambasadorja Veits vizitën në komunën e Vitisë e ka përmbyllur me një vizitë që i ka bërë Fabrikës së bulonave VINEX në Viti./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.