Ambasadorja amerikane publikon foton me dorën e gërvishtur

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Prishtinë, si duket nuk ka kaluar pa pasoja në ballafaqimin me aktivistët e Vetëvendosjes, të enjten para hyrjes në Kuvend.

Ajo është kujdesur që të publikoj një foto ku shihen pasojat e këtij ballafaqimi derisa në dorën e djathtë të saj vërehet një gërvishtje nga shtyrjet që ka përjetuar në momentin kur po tentonte të futej në ndërtesë. Lidhur me këtë ngjarje ka pasur debate të mëdha në vend.

Eco Higjiena

Subjektet politike por edhe opinionin publik ka akuzuar Vetëvendosjes se ka sulmuar ambasadoren, derisa këta të fundit kanë mohuar një gjë të tillë, duke thënë se qëllimi nuk ka qenë që ajo të sulmohet.

Por kjo foto flet ndryshe. Gazeta Tribuna, të enjten ka publikuar edhe një video që gjendet më poshtë ku shihet ambasadorja që pas intervenimit të policisë arrin të hyj në Kuvend, ku ka qenë e ftuar që të përcjell seancën në të cilën është ratifikuar marrëveshja Kosovë – Serbi.