Fundamenti

Ambasadorja amerikane në OKB flet për marrëveshjen Kosovë-Serbi: Trump po e çon botën drejt paqes

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kelly Craft, në mbledhjen e 75-të të Kombeve të Bashkuara ka folur për marrëveshjet që janë nënshkruar së fundi me ndërmjetësimin e presidentit amerikan, Donald Trump, duke përmendur këtu edhe marrëveshjen ekonomike në mes të Kosovës dhe Serbisë, shkruan Gazeta Express.

Craft ka thënë se lidershipi dhe vizioni i Trump po e lëviz botën drejt paqes, teksa ka përmendur marrëveshjen në mes të Izraelit me Emiratet Arabe dhe Bahrejnin, marrëveshjen Kosovë-Serbi, derisa thotë se edhe Korea dhe Afganistani mund të ndjekin një shembull të tillë.

FIDANISHTJA

“Lidershipi, vizioni dhe këmbëngulja e Trump po e çon botën drejt paqes, Izraeli, Emiratet e Bashkuara e Bahrejni nënshkruan traktatin e paqes, Serbia dhe Kosova po pajtohen në Ballkan, gadishulli Korean dhe Afganistani kanë mundësinë që të ndjekin këtë shembull”, ka thënë Craft.

Craft në fjalën e saj në mënyrë të veçantë ka përmendur edhe marrëveshjen ekonomike Kosovë-Serbi, duke thënë se është një përparim që po çon drejt pajtimit Ballkanin, një rajon që ka vuajtur shumë gjakderdhje./Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.