Eko Higjiena

Ambasadorja amerikane në Mal të Zi: Në Ballkan të Hapur, s’ka fusnotë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ambasadorja amerikane në Mal Të Zi, Judy Rising Reinke, ka thënë se SHBA-të e mbështesin Ballkanin e Hapur me kusht që të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të përfaqësohen “plotësisht dhe në mënyrë të barabartë”.

Reinke tha se në Ballkanin e Hapur s’ka fusnotë dhe s’ka kushte të veçanta.

Tutje ajo shtoi se e mbështesin këtë iniciativë përderisa ajo është plotësisht në përputhje me parimet e Bashkimit Evropian.

Uji Dea

“Ekziston një grup i thjeshtë kushtesh, dhe ai është që “Ballkani i Hapur” është plotësisht dhe njëlloj i hapur për të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Pa fusnota, pa kushte të veçanta. Pra, përderisa ajo është e hapur për të gjithë dhe për sa kohë që të gjitha parimet brenda Ballkanit të Hapur janë plotësisht në përputhje me kushtet që do të priste BE në procesin e anëtarësimit. Këto janë kushtet. Kjo do t’u jepte vendeve të Ballkanit Perëndimor një shans për të ndërtuar ekonomitë e tyre, për të punuar për të vendosur norma dhe parime rregullatore për lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave dhe burimeve dhe për të qenë më të përgatitur me afrimin e anëtarësimit në BE”, tha ajo.

Po ashtu, ajo tha se nuk është me rëndësi nëse kjo iniciativë mbështet nga Rusia, për të është me rëndësi se për çfarë bëhet fjalë në Ballkanin e Hapur.

“Për mua, çelësi nuk është se kush mbështet, por se për çfarë bëhet fjalë. Dhe ajo që ne kuptojmë dhe mbështesim është “Ballkani i Hapur” i cili është njëlloj i hapur për të gjashtë vendet e Ballkanit dhe plotësisht në përputhje me parimet e Bashkimit Evropian”, tha ajo në një intervistë për Zërin e Amerikës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.