ARKATANA

Ambasadori turk: Presioni që po i bëhet Kosovës është i padrejtë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Ambasadori i Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angili, ka folur mbi zhvillimet në veri të vendit dhe procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ai tha se është e padrejtë që vetëm njëra palë po fajësohet për situatën e tensionuar në veri të vendit, derisa shtoi se Kosova megjithatë mund të bëjë më shumë për të arritur progres në fushën e dialogut.

“Mendoj se fajësimi i njërës palë është i padrejtë në çfarëdo procesi negociator, pra siç thonë në anglisht duhen dy persona për të kërcyer tango, dialogu kërkon kontributin dhe interesin e vërtetë të të dyja palëve, pra mendoj se ka presion të padrejtë ndaj Kosovës, por mendoj se Kosova duhet gjithashtu të ndërmarrë disa hapa për të kontribuar për progres në këtë dialog dhe në marrëveshjen e arritur me 27 shkurt në Bruksel, që sipas mendimit tonë është kornizë e mirë dhe të gjitha pikat e asaj marrëveshje duhet të implementohen, duke përfshirë pikën 7”, tha Angili në Klan Kosova.

Uji Dea

Angili tha se gatishmëria e Qeverisë së Kosovës për t’i riorganizuar zgjedhjet në veri është i hap i duhur, ndërsa shtoi se organizimi i zgjedhjeve pa pjesëmarrjen e serbeve nuk është ide e mirë.

“Mendoj se ishte një hap pozitiv nga Qeveria e Kosovës, nga kryeministri Kurti që hapur të deklaroj se është gati që t’i riorganizoj zgjedhjet, natyrisht në linjë me sistemin ligjor dhe Kushtetutën e Kosovës. Lista Serbe dhe serbët në veri duhet të marrin pjesë në këto zgjedhje, BE-ja, SHBA-të dhe akterët tjerë relevant duhet ta përgatisin terrenin për këtë gjë dhe nëse ndihma e Turqisë është e nevojshme ne jemi gati ta ofrojmë atë”, tha Angili.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.