Uji Dea

Ambasadori suedez për heqjen e vizave: Më në fund!

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund ka mirëpritur liberalizimin e vizave për shtetasit e Kosovës.

Ambasadori Westerlund përmes një postimi në Twitter ka shkruar se nesër pritet të bëhet edhe nënshkrimi i vendimit për liberalizimin e vizave, transmeton Telegrafi.

“Më në fund! Presidenca suedeze e BE-së dhe Parlamenti Evropian nesër pritet të nënshkruajnë vendimin për liberalizimin e vizave për Kosovën”, ka thënë ai.

Mobi Casa

Ndryshe, miratimi i liberalizimit të vizave për Kosovën nga Parlamenti Evropian u bë sot, pa asnjë kundërshtim. Kryetarja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola tha se nuk ka marrë asnjë propozim për të refuzuar qëndrimin e Këshillit të BE-së për liberalizimin e vizave.

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi të mërkurën do të udhëtojë drejt Strasburgut, ku do të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të vendimit për heqjen e vizave. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.