FITORJA

Ambasadori serb në Ankara: Serbia do të kushtëzohet që ta njohë Kosovën

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ambasadori serb në Ankara, Danilo Vuçetiq ka thënë se në fund të procesit të negociatave me BE-në, Serbia do të kushtëzohet që ta njohë Kosovën.Në një intervistë me njërën nga gazetat më të lexuara turke “Zaman” në anglisht, transmeton Telegrafi, Vuçetiç ka thënë se se “BE-ja dëshiron që Serbia të njohë Kosovën si një pjesë e procesit të anëtarësimit në BE”.

Është interesante se Vuçetiç ka kritikuar marrëveshjen e Brukselit, dhe se ka përsëritur qëndrimin e Presidentit serb Tomislav Nikoliç, i cili ka thënë se “Brukseli do të na ballafaqojë me njohjen e Kosovës dhe se ne duhet të jemi gati”.

Një qëndrim i tillë, megjithatë, nuk është dëgjuar edhe nga ministri i jashtëm, Ivica Daçiq, i cili është nënshkrues i marrëveshjes së Brukselit, e as nga kryeministri Aleksandar Vuçiq, i cili është tani në krye të ekipit për bisedime me Prishtinën.

Vuçetiq, ndër të tjera, ka thënë se kërkesa e BE-së për Serbinë me Kosovën të nënshkruajë një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme mund të interpretohet thjesht “si një përpjekje nga ana e BE-së për të detyruar Serbinë që ta njohë Kosovën”.

FIDANISHTJA

Ai gjithashtu ka thënë se Marrëveshja e Brukselit parashikon që “Serbia të njohë Kosovën pas mbylljes të gjithë kapitujt e bisedimeve”.

“Pozita e qeverisë serbe është e qartë, ne kurrë nuk do ta njohim pavarësinë e shpallur njëanshmërisht të Kosovës”, ka thënë ai.

Megjithatë, siç përcjellin mediat serbe, transmeton Telegrafi, raportohet se gazetarit turk i ka thënë se “zyrtarët e BE-së në biseda private me partnerët nga Serbia thonë se vendi ynë nuk mund të bëhet anëtar i BE-së me një problem të hapur”, duke iu referuar Kosovës”. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.