ARKATANA

Ambasadori O’Connell: Gjykata Speciale s’duhet të shihet si spastrim i skenës politike

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Ai ka thënë se nuk është duke ndjekur procesin e kësaj gjykate, për shkak se kjo duhet të jetë çështje e pavarur e prokurorisë, pa ndikuar as diplomatët e huaj e as sistemi i brendshëm politik.

​Sonte, në kuadër të emisionit “Komiteti”, prodhim i Gazetës Express për RTV Dukagjini, është transmetuar intervista e ambasadorit britanik Ruairí O’Connell, i cili është përgjigjur në pyetjet e qytetarëve për ndikimin që ndërkombëtarët do të kenë në krijimin e Gjykatës Speciale, e më pas edhe për ndikimin e saj në skenën politike të Kosovës.

Ai ka thënë se nuk është duke ndjekur procesin e kësaj gjykate, për shkak se kjo duhet të jetë çështje e pavarur e prokurorisë, pa ndikuar as diplomatët e huaj e as sistemi i brendshëm politik.

Në lidhje me supozimin se krijimi i kësaj gjykate mund të ndikojë në skenën politike, ai ka thënë se Kosova është përballur më hetimin e zyrtarëve të saj edhe më herët, kur sistemi politik ka qenë më i brishtë, por ky sistem ka mbijetuar, prandaj ai nuk ka dyshim se Kosova mund të ballafaqohet me çfarëdo sfide.

Ndër të tjera, ai ka thënë se Gjykata Speciale nuk duhet të shihet si spastrim i skenës politike, sepse kjo mund të arrihet me vullnetin e popullit, por duhet të shihet si drejtësi për viktimat e krimeve të luftës. /Express/

Ambasadori O’Connell: Populli paguan vendimet e qeverisë, të cilën e zgjodhi vetë (Video)

Sonte, në kuadër të emisionit “Komiteti”, prodhim i Gazetës Express për RTV Dukagjini, është transmetuar intervista e ambasadorit britanik, Ruairí O’Connell, i cili është përgjigjur në pyetjet e qytetarëve për korrupsionin në Kosovë dhe pikëpamjet e diplomacisë së jashtme, konkretisht të asaj britanike, rreth kësaj çështjeje.
Sipas ambasadorit britanik, luftimi i korrupsionit në Kosovë do të përkrahet nga diplomacia britanike, por janë qytetarët e Kosovës ata të cilët nëpërmes mjeteve demokratike mund të ndryshojnë sistemin politik.

Uji Dea

“Nëse në krye të detyrave vjen ndonjë prokuror i ri, i cili do të luftojë korrupsionin, do të përkrahet nga Britania e Madhe dhe Bashkimi Evropian, sepse kjo nuk është e lehtë, por mund të bëhet nga sistemi i drejtësisë”, ka thënë ambasadori britanik O’Connell.

I pyetur se pse duhet që populli të paguajë për qeverinë e korruptuar, ai është përgjigjur: “Populli paguan vendimet e qeverisë, e cila është zgjedhur nga vet populli. Nëse populli dëshiron diçka tjetër, ekziston demokracia, e cila ua mundëson këtë”. /Express/

Ambasadori O’Connell: Kosova ta marrë në duar të saj liberalizimin e vizave (Video)

Sonte, në kuadër të emisionit “Komiteti”, prodhim i Gazetës Express për RTV Dukagjini, është transmetuar intervista e ambasadorit britanik, Ruairí O’Connell, i cili u është përgjigjur pyetjeve për lirinë së lëvizjes së të rinjve kosovarë në zonën Shengen, pjesë e së cilës nuk është Britania e Madhe.
“Liberalizimi i vizave nuk varet nga ajo se a e meriton Kosova, por nga proceset teknike dhe kushtet të cilat Kosova duhet t’i plotësojë. Kosova nuk ka nevojë për ndihmën e Britanisë së Madhe ose dikujt tjetër, ajo mund t’i plotësojë kushtet dhe të kërkojë nga Brukseli liberalizimin e vizave”, ka thënë ambasadori O’Connell.

Sipas O’Connellit, nuk do të ketë liberalizim të vizave nga Britania e Madhe për kosovarët, dhe jo sepse britanikët veçojnë popullin e Kosovës, por sepse kjo është njëra ndër politikat e tyre, edhe për vendet e tjera ballkanike.

Në vazhdën e interesimit të madh të të rinjve kosovarë për punë sezonale në Britani të Madhe, ambasadori britanik ka potencuar se nuk do të lejohet një gjë e tillë as tani, e as në të ardhmen, edhe pse komuniteti kosovar është mjaft i integruar në Britani të Madhe. /Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.