RCCOLA

Ambasadori norvegjez: Opozita po mendon që të gjithë janë budallenj. I reagon edhe Haradinajt

/ 3 minuta lexim

Diplomati norvegjez ka qenë tejët i ashpër gjatë intervistës me veprimet e opozitës kosovare duke thënë hapur se mënyra se si po arsyetohen ata i bjen sikur të gjithë të tjerët janë budallenj.Ambasadori, Jan Braathu, duke reaguar në atë se opozita arsyeton veprimet e saj në parlament dhe në rrugë me shpëtimin e shtetit, diplomati norvegjez tha: “Ne nuk jemi këtu që të dëmtojmë Kosovën…Ata (Opozita) mendojnë se ne jemi budallenj. Ata flasin publikisht thua se ne jemi injorantë, të painformuar ose edhe budallenj”, ka thënë Ambasadori Braathu duke u shprehur i habitur se si Vetëvendosja thotë që dëshiron ta mbrojë Repunlikën kur nuk e njeh atë.

Ambasadori norvegjez i ka reaguar edhe deputetit të AAK-së, Daut Haradinaj i cili në seancën e së premtës kur Hashim Thaci u zgjodh president kishte thënë që derisa Ambasadorët shkojnë e vijnë, Kosova është ajo që qëndron. Për më tepër ndiqeni një pjesë të intervistës me Ambasadorin norvegjez, Jan Braathu:

Braathu: Kosovarët e presin me padurim Gjykatën Speciale, janë lodhur nga kërcënimet

Sipas të gjitha bisedave që ambasadori norvegjez i ka pasur me kosovarët e rëndomtë, të gjithë ata mezi e presin fillimin e punës së Gjykatës Speciale.
Braathu thotë se momentalisht kundërshtimi i kësaj Gjykate bëhet vetëm nga disa njerëz brenda Parlamentit të Kosovës.

“Është interesant që kur udhëtoj nëpër Kosovë dhe bisedoj me jo-politikanë apo siç thuhet njerëz të rëndomtë dhe ende nuk e kam dëgjuar qoftë edhe një prej tyre që të flasë kundër idesë së Gjykatës Speciale. Njerëzit mezi po e presin krijimin e Dhomës Speciale (Gjykatës Speciale)”, ka thënë Ambasadori Braathu.

Eco Higjiena

Ndiqeni pjesën e intervistës ku Jan Braathu flet për këtë gjykatë dhe a ka arsye pse i përmend qytetarët e Pejës më së pari kur thotë se njerëzit janë të lodhur nga kërcënimet dhe korrupsioni.Radikalizmi fetar i kosovarëve po e shqetëson Ambasadorin norvegjez

Radikalizmi fetar i kosovarëve po e shqetëson Ambasadorin norvegjez

Shoqëria kosovare po ndryshon sipas ambasadorin norvegjez, Jan Braathu.
Sipas tij, ‘të rinjtë në një mënyrë po radikalizohen, politikisht apo në aspektin fetar’, dhe kjo është diçka që po shqetëson tejmase diplomatin norvegjez që radikalizmin fetar e sheh si çështje tejët “serioze dhe të rrezikshme”.

“Radikalizmi islam që po ndodh këtu është jashtëzakonisht shqetësues. Nuk duhet të nënçmohet. Ne kemi informacione për disa gjëra që po ndodhin dhe ka shumë arsye që të shqetësohemi. Ne e dimë që disa njerëz tejet të guximshëm në media dhe politikë në të kaluarën e kanë nënvizuar këtë çështje dhe ata janë kërcënuar”, ka thënë Braathu.