RCCOLA

Ambasadori norvegjez në Beograd: Serbia e di mirë se Kosova është sovrane

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ambasadori i Norvegjisë në Serbi, Arne Bjornstad, ka folur sot rreth sulmeve që i janë bërë ambasadorit të SHBA-së nga krerët e shtetit serb, pas deklarimeve të tij ku e konsideronte Republikën e Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran, transmeton Gazeta Express.

Bjornstad ka thënë se deklarime të tilla nuk duhet të interpretohen si provokime, por duhet të pranohet se për një çështje të njëjtë ka qëndrime të ndryshme.

“Është e rëndësishme që njerëzit në Serbi të kuptojnë se ajo çfarë tha kolegu im (Scott), nuk është një provokim. Është një qëndrim ndryshe për një çështje që Serbia dhe bashkëpunëtoret e saj nuk pajtohen për më shumë se dhjetë vite”, ka thënë ambasadori norvegjez për agjencinë e lajmeve Beta, transmeton Gazeta Express.

Ai shtuar tutje se në këtë çështje nuk ka asgjë të re, përveç tendencës për të larguar vëmendjen e publikut nga çështje të cilat janë më të rëndësishme.

Uji Dea

“Për SHBA-në, Norvegjinë, Gjermaninë dhe shumë vende të tjera, Kosova është një vend i pavarur dhe sovran, ky ishte edhe kuptimi i qëndrimit të tij”, ka potencuar tutje Bjornstad.

Ambasadori norvegjez ka shtuar se të gjithë e dinë se çfarë mendon Serbia dhe Qeveria e Serbisë për këtë çështje, por edhe mediat gjithashtu e dinë se çfarë saktësisht Kyle Sccot dhe kolegët e mi mendojnë”, ka theksuar Bjornstad, transmeton Gazeta Express.

Për Norvegjinë, Bjornstad, thotë se Republika e Kosovës është një vend që i plotëson të gjitha kriteret për të qenë një shtet i pavarur dhe sovran./GazetaExpress/