Fundamenti

Ambasadori norvegjez në Beograd: Kosova është dhe mbetet e pavarur, Serbia ta pranojë realitetin

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ambasadori i Norvegjisë në Serbi, Arne Sannes Bjornstad, ka thënë se një nga kushtet për anëtarësimin e Serbisë në BE është normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën.

Sipas ambasadorit norvegjez “kjo do të thotë se është e nevojshme të përfundojë politika e pengimit të Kosovës që t’i bashkangjitet bashkësisë ndërkombëtare dhe se Serbia duhet të përballet me realitetin”, shkruan gazeta serbe “Danas”, përcjell Telegrafi.

Mobi Casa

“Kosova faktikisht është një shtet i pavarur, pa marrë parasysh qëndrimin e Serbisë për këtë. Kjo do të thotë se situata aktuale është e tillë që Serbia në çdo rast është në humbje. Kosova është dhe do të mbetet e pavarur, ndërsa Serbia shpenzon burimet të çmueshme në mohimin e këtij realiteti dhe për këtë arsye humb në politikën dhe bashkëpunimi tregtar”, tha Arne Sannes Bjornstad, duke u përgjigjur në pyetjen nëse kusht qendror për anëtarësimin në BE është që Serbia të pranojë pavarësinë e Kosovës , siç mund të dëgjohet shpesh, kurse së fundmi këtë së fudnmie përmendi edhe ministri i jashtëm gjerman Sigmar Gabriel.

Ambasadori deklaroi më tej se, “duke pasur parasysh ndjenjat e forta ndaj çështjes së Kosovës dhe duke pasur parasysh se sa disa janë të gatshëm për të shkuar në parandalimin e Serbisë dhe Ballkanit të bëhet një pjesë normale e Evropës, presidenti Vuçiq tregoi guxim duke u shprehur gatishmërinë për të aplikuar një qasje më realiste dhe racionale për çështjen e Kosovës “. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.