Fundamenti

Ambasadori norvegjez në Beograd ‘godet keq’ Ivica Daçiqin për Kosovën Lindore

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Ambasadori norvegjez në Serbi, Arne Sannes Bjornstad, duke komentuar deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, ku ai Preshevën dhe Bujanocin i ka quajtur Kosovë Lindore, ka thënë se deklarata të tilla nuk janë të dobishme, por ka paralajmëruar edhe ata që flasin për “Kosovën si pjesë të Serbisë”.

Diplomati norvegjez në Bograd, në një intervistë për “Blic”, ka thënë se ata të cilët flasin për Kosovën si pjesë integrale e Serbisë, si dhe për atë se pjesë e marrëveshjes për normalizim duhet të jetë edhe “rregullimin” e kufijve, nuk duhet të befasohen kur pjesë të tjera të Serbisë i quajnë Kosovën Lindore, përcjell Telegrafi.

Duke komentuar pohimin e Haradinajt se jeta në Kosovë është plotësisht i sigurt për serbët, ambasadori norvegjez tha se krimet mund të ndodhin kudo dhe kundër çdokujt, por beson se për serbët jeta në Kosovë është e sigurt.

Hidromorava

“Dëgjoj se njerëzit flasin për rreziqet gjatë vizitës në Kosovë. Unë e kam vizituar disa herë Kosovën, kam udhëtuar me targa të Beogradit pa asnjë incident”, thotë Bjernstad.

Ai shton se nuk e mohon se incidentet ndodhin, por beson se ata që nuk e kanë vizituar Kosovën e ekzagjerojnë rrezikun.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.