Fundamenti

Ambasadori Norvegjez Jan Braathu vizitoi Kamenicën

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Kamenicë – Ambasadori i Mbretërisë së Norvegjisë, shkëlqesia e tij Jan Braathu i shoqëruar nga Drejtori Ekzekutiv i Institutit Kosovar të Qeverisjes Lokale Besnik Tahiri vizituan Komunën e Kamenicës.

Nënkryetari Matoshi i uroi mirëseardhje Ambasadorit Braathu dhe Drejtorit Tahiri si dhe i informoi ata me situatën aktuale në Komunën e Kamenicës, me projektet dhe prioritetet që ka qeverisja lokale.

“Në emër të Komunës së Kamenicës dhe në emër të Kryetarit Begzad Sinani ju falënderoj për mbështetjen e dhënë Kamenicës në disa aspekte. Dhjetëra zyrtarë komunal kanë përfituar nga programet e ngritjes së kapaciteteve për zyrtarë komunal të mbështetura nga Ambasada Norvegjeze, poashtu përmes Këshillave Lokale për Siguri Publike janë realizuar disa projekte të vogla por mjaft domethënëse për ne, aktualisht nga fondet e Ambasadës suaj janë në realizim disa projekte për vendosjen e kamerave në shkolla dhe disa rrugë do të kenë ndriçim publik” tha nënkryetari Matoshi.

Hidromorava

Ambasadori Jan Braathu u shpreh i lumtur që ndodhej në Kamenicë. “Jam i lumtur që po realizoj vizitën e parë zyrtare në Kamenicë, sepse privatisht kam qenë këtu edhe herë të tjera ose kam vozitur nëpër Kamenicë. Jam këtu që të dëgjoj prej jush për progresin e arritur dhe nevojat që ka komuna juaj, jam i lumtur që kemi arritur të ndihmojmë dhe të njëjtën do ta bëjmë edhe më tutje” tha Ambasadori Braathu.

Ambasadori Braathu dhe Drejtori i KLGI Besnik Tahiri, së bashku me udhëheqësit komunal e zhvilluan një takim me drejtorët e shkollave të mesme me mësim në gjuhën shqipe dhe serbe për të parë se si po zhvillohet procesi mësimor në Kamenicë. Para Ambasadorit u prezantuan disa projekte të rëndësishme, siç është projekti i rindërtimit të kompleksit sportiv për shkollat e Kamenicës, renovimi i disa objekteve shkollore – ndërrimi i dritareve, mungesa e inventarit në shkollën e re të Roganës etj.

Gjithashtu, Ambasadori Jan Braathu e vizitoi edhe fermën e Naim Demollit ku u njoftua për mundësitë që kanë fermerët kamenicas në zhvillimin e sektorit të bujqësisë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.