HW

Ambasadori Malaj përshëndet padinë kundër afishes që fyen kosovarët

/ 3 minuta lexim
HW

Malaj e përshëndet faktin se kjo çështje është marrë me seriozitet. Kjo për arsyen se “sulmi ndaj kosovarëve është edhe sulm ndaj qytetarëve zviceranë”

Padia që i është bërë krerëve të SVP/UDC-së për racizëm në rastin e afishes “Kosovarët therin zviceranin” (albinfo.ch ka njoftuar) ka ngjallur reagime nga më të ndryshmet në skenën politike zvicerane. Ndërkohë që, siç mund të pritej, eksponentët e SVP-së e quajnë absurde këtë padi, ata të partive të majta dhe të shoqërisë civile e përshëndesin si një hap të qëlluar për luftimin e paragjykimeve ndaj të huajve respektivisht shqiptarëve në Zvicër.

Zërave që përshëndesin këtë padi u është bashkuar edhe ambasadori i Republikës së Kosovës në Zvicër, Naim Malaj. Siç ka shkruar gazeta St.Galler Tagblatt, Malaj e përshëndet faktin se kjo çështje është marrë me seriozitet. Kjo për arsyen se, siç shprehet ai, “sulmi ndaj kosovarëve është edhe sulm ndaj qytetarëve zviceranë. Ashtu sikurse unë dhe e gjithë familja ime, janë edhe shumë kosovarë të cilët ka kohë të gjatë që kanë marrë shtetësinë zvicerane. dhe e ndjejnë veten në Zvicër si në shtëpinë e tyre. Fakti se ata u janë drejtuar gjykatave zvicerane është edhe një argument se ata janë të integruar këtu”. Dhe kjo, sipas ambasadorit vlen sidomos për brezin e dytë dhe të tretë. “Ata shkojnë në shkollë apo studiojnë këtu, blejnë një banesë ose shtëpi. Kosova për ta është `botë e jashtme`. Lidhur me këtë realitet po flitet pak. Sigurisht, ka edhe `dele të zeza`, por nuk guxojmë të përgjithësojmë duke u nisur prej tyre.

United Hospital

Nga ana tjetër, ambasadori nuk beson se kosovarët, marrë përgjithësisht, në Zvicër i ndjek një nam i keq. “Disa vite më parë, mbase ka qenë kështu, por tash kjo ka ndryshuar”. Për më tepër, lidhjet në mes të Zvicrës dhe Kosovës janë tepër të ngushta. Malaj thotë: “Qoftë edhe vetëm fakti se në ditë janë nga tri deri katër fluturime për në Prishtinë e tregon këtë.

Gazeta ka marrë edhe mendimet e personaliteteve tjera, si ish gjyqtarit të Gjykatës Federale, Giusep Nay dhe profesorit të drejtësisë nga St. Galleni, Rainer Schweizer. Përderisa Nay ka thënë se rasti e meriton plotësisht të gjykohet nga Gjykata Federale pasi që ka elementet që e bëjnë të dënueshëm, profesori Schweizer thotë se këtu nuk ka shkelje të normës kundër racizmit. Me këtë, rasti në fjalë, sipas tij, nuk i plotëson kushtet e kërkuara për një dënim nga Gjykata Federale.

Ndërsa në emrin e Komisionit kundër racizmit në Parlamentin e Zvicrës e kishte dënuar qysh në vitin 2011afishen si të palejueshme dhe fyese ndaj një grupi etnik. Kryetarja e këtij komisioni Martine Brunschwig e sheh të justifikuar qëndrimin e saj dhe të komisionit, pas vendimit të Gjykatës Federale për ta pranuar padinë kundër krerëve të SVP-UDC-së lidhur me afishen me përmbajtje fyese ndaj kosovarëve./albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.