Mobi Casa

Ambasadori Malaj dënon ndalimin për kosovarët në klubin e Cyrihut

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Bernë, Naim Malaj në një letër dërguar institucioneve përgjegjëse ka dënuar në mënyrën më të ashpër ndalesën që një klub i Cyrihut me pronarë serbë u bën në mënyrë eksplicite kosovarëve dhe shqiptarëve në përgjithësi.

“Po ju drejtohem me ketë shkresë për të paraqitur shqetësimin tim për një sjellje të papranueshme dhe diskriminuese të udhëheqësve të një Klubi të Natës në Kantonin e Zurichut, “Jil”, kundër komunitetit shqiptar dhe kosovar.

Para pak kohësh, një kosovari i është ndaluar hyrja për arsye të përkatësisë kombëtare të tij. Nëpër mediume zvicerane është përhapur lajmi që në këtë klub, hyrja është e ndaluar “për të miturit, por edhe për shqiptaret dhe kosovaret”. Klubi Jil zbaton këtë politikë në mënyrë shumë të hapur, transmeton albinfo.ch.

Fundamenti

Përballë kësaj sjelljeje të dënueshme dhe qëndrimi racist, Ambasada e Kosovës shpreh shqetësimin e thellë duke i bërë thirrje autoriteteve zvicerane për vigjilencë të lartë dhe marrjen e masave të nevojshme për ta dënuar këtë sjellje të palejueshme.

Ambasada e Kosovës dënon me vendosmërinë më të lartë këtë sjellje raciste, e cila nuk do duhej të tolerohej por as të ekzistonte në Zvicër, thuhet në letrën e nënshkruar nga ambasadori i Republikës së Kosovës në Bernë, Naim Malaj.

Në fund ambasadori bën të ditur se po kjo letër i është dërguar Zyrës së Prokurorit ne Zurich, Komisionit Federal kundër racizmit dhe Lidhjes Ndërkombëtare kundër Racizmit dhe Antisemitizmit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.