Ambasadori kroat: Ky është momenti i fundit për zgjidhjen e ngërçit

Ambasadori i Kroacisë në Kosovë Zoran Vodopija u ka bërë thirrje liderëve të partive politike që të lënë anash interesat partiake dhe të zgjidhin ngërçin. Sipas tij, tani është momenti i fundit për Kosovën që të krijoj institucionet.
“Të gjitha krizat politike nuk mund të kenë të njëjtën peshë dhe formë. Për shembull po të krahasosh Kosovën me Belgjikën, kjo e fundit mund të jetoj dhe funksionoj me një krizë të tillë, ndërsa këtu kemi një ngërç prej pothuajse pesë muajsh që nga zgjedhjet e 8 qershorit dhe qëndrimi i Kroacisë është komplet i njëjtë me qëndrimin e shteteve të Bashkimit Evropian dhe SHBA’ve.
Në mendojmë se ky është moment i fundit për politikanët kosovarë dhe partitë kosovare që të formojnë qeverinë pra varet nga ju. Komuniteti ndërkombëtar nuk ka ndërhyrë, ne komuniteti ndërkombëtar jo vetëm vendet e Quintit por edhe vendet e tjera anëtare kemi dashur të iu ndihmojmë ta formoni qeverinë e re. Mendoj se zgjidhja më e keqe do të ishte të pritej për mbajtjen e zgjedhjeve të reja.
Nuk mendoj se zgjedhjet e reja do të mund të jepnin diçka më shumë sepse rezultati do të ishte pak a shumë i njëjtë si ky i fundit andaj varet nga politikanët tuaj dhe qytetarët e Kosovës, nga OJQ’të dhe nga të gjithë për tu bërë presion politikanëve, atyre të partive kryesore që të formojnë qeverinë e re sepse kështu kosova është e bllokuar ekonomikisht, është e bllokuar në marrëdhëniet me Bashkimin Evropian, po pengohet në rrugën e saj drejtë BE’së dhe natyrisht është një mungesë negociatash midis Kosovës dhe Beogradit, kështu që po e përsëris edhe një herë: ky është momenti i fundit për zgjidhjen e ngërçit”, tha Vodopija për RTV21.