Hidromorava

Ambasadori Kosnett kërkon nga kandidatët për deputetë që t’i respektojnë vendimet e gjyqësorit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett u ka bërë thirrje të gjithë kandidatëve që nuk janë certifikuar që të respektojnë vendimet e gjyqësorit.

Kosnett ka thënë se ekziston procesi i ankesave për këtë procedurë.

“Komenti im për këtë është se mendoj për të gjithë ata që nuk janë certifikuar, të gjithë kandidatët potencialë që nuk janë certifikuar, ekziston procesi i ankesës. Ka proces gjyqësor dhe duhet ta respektojmë atë. Ambasada, qeveria ime shpesh ka marrë qëndrimin që është e domosdoshme, është e rëndësishme të respektohet sistemi gjyqësor, të respektohen gjykatat. Të mos thuhet: na pëlqen ky vendim, nuk na pëlqen ky vendim. Pra, në këtë fushë ekziston procesi i ankesës, ka proces ligjor”, ka thënë Kosnett në Kanal10.

Mobi Casa

Duke komentuar denoncimin publik të kryetares së KQZ-së, Valdete Daka, Kosnett ka thënë se ajo është e aftë të argumentojë rastin në publik.

“Mendoj se kryesuesja Daka nuk ka nevojë që të flas në emrin e saj e as Kurti nuk ka nevojë që të flas në emrin e tij. Mendoj se këta njerëz janë mjaft të aftë për të argumentuar rastin e tyre në publik para popullit të Kosovës sepse kjo është audienca më e rëndësishme”, ka thënë Kosnett.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.