Hidromorava

Ambasadori kinez në Beograd: Për Pekinin, Kosova është e Serbisë dhe ashtu do të mbetet

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Ambasadori i Kinës në Beograd, Li Manchang, ka thënë se Kosova për Pekinin është pjesë e Serbisë dhe ashtu do të mbetet.

Në një intervistë për mediumin serb, Kurir.rs, përcjell Telegrafi, Manchang ka bërë të ditur se presidentët e Serbisë dhe Kinës, Aleksandar Vuçiq dhe Si Jiping do të kenë një takim në Kinë, në një tubim publik të njohur si “Davosi në verë”.

Uji Dea

Ndërkaq, duke folur për Kosovën, siç shkruajnë mediat serbe, “Manchang përsëriti se pozicioni i Kinës është i mirënjohur për të gjithë”.

“Kina si anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit nuk e njeh Kosovën. Kjo do të thotë se ne e konsiderojmë atë si Serbi. Çështja e Kosovës duhet të zgjidhet në bazë të Rezolutës së Këshillit të Sigurimit dhe në përputhje me dokumentet e rëndësishme ndërkombëtare. Ne mbështesim bisedimet e Beogradit dhe Prishtinës në mënyrë që të zgjidhet ky problem”, citohet të ketë thënë Manchang. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.