Ambasadori italian: Kushtetuesja foli, së shpejti do të kemi zgjedhje fer dhe të lira
Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicolo Orlando tha se së shpejti do të ketë zgjedhje të lira e të drejta në Kosovë, shkruan Gazeta Express.
Ambasadori i Italisë u takua sot me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj ku diskutuan për gjendjen me COVID si dhe zhvillimet e fundit politike në vend. Orlando tha se Italia do të vazhdojë të punojë ngushtë me Qeverinë për të trajtuar sfidat urgjente të vendit.
“Gjykata Kushtetuese ka folur: së shpejti do të ketë zgjedhje të lira, të drejta dhe të besueshme në #Kosovë. Ndërkohë # Italia do të vazhdojë të punojë ngushtë me Qeverinë për të trajtuar sfidat më urgjente, duke filluar me #Covid . Ky ishte mesazhi im për ministrin @ArmendZemaj sot”, shkroi Orlando në një postim në Tëitter.


